Lidhje

Prokuroria: 9 vite burg për ish-kryebashkiakun e Vlorës


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Vlorë kërkoi sot dënimin me nëntë vite burg të ish Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.

Prokuroria e Vlorës njoftoi se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të një procedimi penal nisur në vitin 2014, kërkoi dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 vite burgim, për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.

Për ish shefen e Urbanistikës së Bashkisë së Vlorës Doriana Sulaj dhe për ndërtuesin Artur Haxhi Prokuroria kërkoi dënimin me 6 vite burgim. Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskimin e kompleksit 11-katësh të ndërtuar në lagjen “Hajro Çakërri”, ne Vlorë, për të cilin u hetuan zyrtarët e lartë në Bashkinë e Vlorës dhe ndërtuesi.

Ish - kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u arrestua në shkurt të vitit 2015 por më pas u la i lirë për shkak të gjendjes shëndetësore dhe u hetua nën masën e “detyrimit për paraqitje” nga Prokuroria e Vlorës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG