Lidhje

Gjirokastër, ndalohen tre refugjatë nga Afrika dhe Lindja e Mesme


Policia e Gjirokastrës tha se ndaloi tre refugjatë nga Palestina, Tunizia dhe Algjeria në dalje të Pikës kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë. Nga hetimet paraprake refugjatët kishin hyrë nga kufiri i Malit të Zi dhe synonin tranzit përmes Shqiëprisë të kalonin në Greqi.

Ky është rasti i parë kur policia shqiptare ndeshet me këtë rrugë trafiku pasi më parë refugjatët hynin nga Greqia dhe udhëtonin drejt Malit të Zi. Ndërkohë policia greke tha sot se bllokoi në Rrugën “Egnantia” një kamion ku ishin fshehur 14 refugjatë të parregullt nga Pakistani dhe India. Policia greke tha se ndaloi shoferët bullgarë të kamionit të cilët kishin përshtatur strehën e kamionit për të fshehur refugjatët.

Greqia vijon të mbetet një nyje trafiku e refugjatëve që hynjnë nga kufiri turk.Shumë prej tyre përmes rrugëve detare me Italinë apo kufijve tokësorë synojnë të udhëtojnë drejt vendeve perëndimore. Pak ditë më parë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin hapi në Gjirokastër një Qendër për pritjen e përkohshme të migrantëve të parregullt.

Qendra me një mundësi prej 60 vendesh regjistrimi dhe akomodimi do t`u shërbejë autoriteteve të policisë kufitare shqiptare për trajtimin e emigrantëve që bllokohen në kufi dhe është e para e këtij lloji. Qarku i Gjirokastrës njeh herë pas here grupe refugjatësh që hyjnë nga Greqia dhe synojnë të kalojnë tranzit drejt kufirit verior shqiptar. Sipas të dhënave policore kufitare shqiptare trafiku i refugjatëve u rrit drejt Shqipërisë në vitin 2016. Rreth 915 refugjatënga vende të ndryshme u bllokuan në pikat kufitare shqiptare.

Numri më i madhi refugjatëve të bllokuar u shënua në vjeshtë ndërsa për nga kombësia shtetasit nga Siria zunë pjesën dërrmuese të refugjatëve të bllokuar, rreth 310 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Refugjatët sirianë me të hyrë në territorin shqiptar kërkojnë azil dhe trajtohen në një qendër të posaçme në Tiranë. Sipas të dhënave policore shqiptare në vitin 2016 numri i refugjatëve azilkërkues në Shqipëri u rrit në rreth 200 nga 134 persona që ishte në vitin 2014 dhe 106 persona qe ishte në vitin 2015.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG