Lidhje

LSI, Vasili dorëhiqet e propozon Kryemadhin


Në Shqipëri, vetëm pas pak më shumë se një muaj e gjysëm në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, zoti Petrit Vasili dha sot dorëheqjen duke propozuar që në këtë funksion ai të pasohet nga zonja Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e themeluesit të LSI-së Ilir Meta. Ishte dorëheqja e këti të fundit, pas zgjedhjes së tij si president i ardhshëm i vendit, që i hapir rrugën zotit Vasili, një rrugë që rezultoi shumë e shkurtër për të.

Ai e justifikoi këtë vendim me faktin se për katër vitet e ardhshme partia do të jetë në opozitë dhe për këtë arsye ajo po “riorganizon dhe ristrukturon të gjithë veprimin e saj politik dhe të gjitha energjitë e saj. Ky rol i ri kërkon energji të reja, intensitet shumë më të lartë dhe se më parë, sepse këto përgjegjësi nuk lidhen vetëm me LSI-në por duhen zhvilluar në funksion të drejtpërdejtë të qtetarëve shqiptar. Në këtë funksion personalisht kam vendosur të jap dorëheqjen”, deklaroi zoti Vasili në përfundim të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Ai tha se ka marrë besimin e forumit drejtues që të jetë në krye të grupit parlamentar të LSI-së i cili do të përballet “me detyra tërësisht të reja, shumë herë më të mëdha se kur ishte pjesë e qeverisjes, pasi fronti parlamentar do të jetë një ndër frontet prioritare të luftës sonë të re në opozitë”. Me shumë gjasë drejtimi i partisë do t’i kalojë nënkryetares aktuale, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës vështirë se mund të ketë ndonjë kandidat tjetër që ta konkurrojë, aq më tepër që zgjedhja do të bëhet nga Konventa e partisë të mërkurën e ardhshme.

Zoti Vasili tha se kishte propozuar zonjës Kryemadhi bazuar “në cilësitë e jashtëzakonshme, politike, organizative” si dhe për faktin se “ajo ka qenë një politikane aktive që nuk është bërë asnjëherë pjesë e ekzekutivit”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG