Lidhje

PD, Topalli sulmon Bashën


Në Shqipëri vazhdon situatë e tensionuar brenda partisë demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e së dielës dhe vendimit të zotit Basha për të mos dhënë dorëheqjen ndërsa është hapur procesi për zgjedhjen e kreut të ri. Sot një nga figurat e Partisë demokratike, Jozefina Topalli tha se procedurat për garën për kryetarin janë antistatutore dhe se sipas saj zoti Basha po kërkon të mbajë peng partinë e të grabisë një mandat të ri drejtues

PD, Topalli sulmon Bashën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Zoti Basha është vë në qendër të kritikave dhe sulmeve thuajse të përditshme që vijnë nga brenda partisë së tij. Vendimi që ai mori duke shpallur “ngrirjen e funksioneve organizative në parti” ndërsa është hapur gara për zgjedhjene drejtuesit të ardhshëm, vetëm sa e ka shtuar furinë e goditjeve ndaj tij.

E shoqëruar nga një grup anëtarësh të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike,zonja Jozefina Topalli, një nga figurat e kësaj partie, e lënë jashtë listave për kandidatë nga zoti Basha foli sot për një garë fallso për zgjedhjen e kreut të ri të demokratëve: “Lulzim Basha ka urdhëruar nisjen e një procedure antistatutore për t’i imponuar Partisë Demokratike një garë të rremë për drejtimin e ri. Duke e bërë procesin zgjedhor në Parti antistatutor, të nxituar, jo serioz dhe të papërgjegjshëm, zoti Basha po kërkon jo thjesht të mbajë peng partinë dhe të grabisë një mandat të ri drejtues, por së pari po kërkon që t’i shmanget dhënies llogari dhe marrjes përsipër të përgjegjësisë për humbjen katastrofale në zgjedhjet parlamentare”

Zonja Topalli, i bëri thirrje zotit Basha "të ndërpresë menjëherë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e partisë, përpara se të përballet me zemërimin dhe revoltën e demokratëve. Ne kërkojmë garë të barabartë, rregulla të ndershme e të paanshme, proces të hapur e transparent, konkurencë të vërtetë, ballafaqim e debat. Ne kërkojmë respektim dhe vendimarrje të forumeve drejtuese, sipas statutit. Të gjitha këto janë kushte të panegociueshme të procesit. Pa to në PD nuk ka dhe nuk mund të ketë garë”.

Zoti Basha deri më tani nuk ka reaguar ndaj kritikave të forta ndaj tij. I vetmi prononcim mbetet ai I pak ditëve më parë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, ku ai mbrojti atë që e ka quajtur projekt për Republikën e re, për të cilin ai tha se do të ballafaqohej me demokratët. Sipas tij, do të jenë këta që do të përcaktojnë se ku ai ka gabuar dhe jo “ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë Demokratike”, u shpreh ai duke ju përgjigjur kritikëve brenda partisë së tij.

Aktualisht në garë si kandidat i shpallur zyrtarisht është vetëm zoti Eduard Selami. Ai gjithashtu është shprehur se nuk pajtohej me vendimin e zotit Basha dhe se në vend të tij do të kish dhënë dorëheqjen, duke vënë theksin te nevoja e një anlize të thellë për të ringitur Partinë Demokratike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG