Lidhje

Takim Trump-Moon në Shtëpinë e Bardhë


.
.

Presidenti Donald Trump priti në Uashington presidentin e ri të korëse së jugut Moon Jae-in. Bisedimet u fokusuan për disa nga çështjet për të cilat dy vendet kanë mosmarrëveshje si tregtinë, lidhjet në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve dhe se si do të trajtohet çështja e Koresë së Veriut.

Gjatë fushatës zoti Trump e akuzuar rregullisht pakënaqësitë ndaj Seulit lidhur me çështjen e tregtisë dhe ka kërcënuar për tërheqje të trupave amerikane nga Koreja e Jugut.

Dy presidentet diskutuan edhe çështjen e nxehtë të Korëse së Veriu por nuk dhanë shume detaje.

Sipas disa analistëve qasja e udhëheqësve për këtë çështje nuk është shumë e ndryshme.

Presidenti Trump ka thënë shumë gjëra të ndryshme në lidhje me Korenë e Veriut, por strategjia e përgjithshme është presioni për të krijuar kushte për angazhim dhe kjo është diçka që presidenti Moon e ka mbështetur, thonë ata.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG