Lidhje

Lirohet ish-kryeministri izraelit Olmert


Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert u lirua sot nga burgu, vetëm pak ditë pasi një komision vendosi ta lirojë parakohe nga dënimi prej 27 muajsh për korrupsion.

71-vjeçari Olmert u largua nga burgu Maasiyahu në Izraelin qendror, pa bërë komente për gazetarët.

Ai u dënua në vitin 2014 për pranimin e dhjetëra mijëra dollarëve ryshfet në lidhje me një projekt të debatueshëm ndërtimesh në Jerusalem, kur ishte kryetar bashkie i qytetit.

Zoti Olmert e ka përshkruar rënien e tij nga kryeministër në një person të dënuar për vepër penale si "diçka të dhimbshme dhe të çuditshme".

Ai fitoi famë ndërkombëtare për rinisjen e përpjekjeve të paqes me palestinezët në konferencën e Annapolisit në SHBA në vitin 2007, edhe pse këto përpjekje nuk patën sukses.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG