Lidhje

SpaceX kthehet në Tokë


Anija hapsinore SpaceX e projektuar nga Elon Musk shënoi një tjetër arritje kur kapsula e ripërdorshme Dragon u ul në Oqeanin Paqësor pas misionit të dytë të suksesshëm të saj në Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar.

Anija e përfundoi misionin e saj të parë në shtator të vitit 2014. Udhëtimi i saj më i fundit për në Stacionin Ndërkombëtar nisi në 3 qershor, kur u lëshua me një raketë Falkon 9 të kompanisë SpaceX.

Anija çoi rreth 2700 kilogramë furnizime në Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar dhe solli në tokë rreth 2000 kilogramë mostra shkencore si dhe pajisje që nuk i duheshin stacionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG