Lidhje

Kina kërkon ndihmë për trajtimin e disedentit Liu Xiaobo


Një spital në Kinë u ka bërë ftesë specialistëve të sëmundjes së kancerit nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania për të ndihmuar në trajtimin e disidentit të burgosur dhe laureatit të çmimit “Nobel për Paqe” Liu Xiaobo.

Sipas autoriteteve kineze, ftesa nga spitali vjen pas kërkesës së familjes dhe konsultimit me ekipin mjekësor të 61-vjeçarit.

Disidentit iu dha liri me kusht për arsye mjekësore në muajin maj, pasi u diagnostikua me kancer të veshkave në një fazë të avancuar.

Dy ditë më parë Gjermania i kërkoi Kinës të lejojë Liun të trajtohet jashtë vendit. Por Pekini njoftoi se gjendja shëndetsore e tij nuk e bën të mundur udhëtimin. Por sipas disidentit Hu Jia, gjithashtu mik i Liut, në një video të hedhur në YouTube fundjavën e kaluar ai shfaqet në gjendje të qëndrueshme shëndetsore.

Qeveritë e huaja dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Kinës që ta lejojë atë të trajtohet jashtë vendit.

Liu Xiaobot është një poet dhe aktivist i të drejtave të njeriut i cili u arrestua pas shkroi “Akti '08”, një manifest që bën thirrje për reforma demokratike në Kinë. Në vitin 2010 ai u nderua me çmimin “Nobel për Paqe” për fushatën e tij për demokraci dhe të drejta të njeriut. Ai u dënua me 11 vjet burg për "nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror", një ligj që përdoret shpesh nga autoritetet kineze për të heshtur disidentët.

Marrja e informacionit të besueshëm dhe të pavarur mbi gjendjen shëndetsore të disidentit dhe mbi dëshirën e tij për të udhëtuar jashtë vendit për t’u kuruar ka qenë e vështirë, pasi ai dhe gruaja e tij, janë izoluar për shumë kohë nga autoritetet, larg mundësive për të kontaktuar miqtë dhe mediat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG