Lidhje

Gjermani, protesta në prag të takimit të G-20ës


Mijëra njerëz u përleshën me policinë gjatë një proteste kundër samitit të 20-s. Tema e protestës ishte: "G-20: Mirësevini në Ferr".

Demonstresit u mblodhën në një shesh pranë lumit, përpara se të marshonin nëpër qytet.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Po të enjten, aktivistët e organizatës që lufton varfërinë “Oxfam” protestuan të maskuar si udhëheqësit pjesëmarrës në takim.

Ata mbanin pankarta në duar duke kërkuar përpjekje më të mëdha për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë.

Jetojmë në një botë ku pabarazia është jashtë kontrollit dhe tetë burra kanë të njëjtën pasuri sa 3,6 miliardë njerëz në botë”, tha një prej aktivistëve. Sipas tij në krye të axhendës së grupit duhet të jetë çështja e reduktimit të pabarazinë dhe lufta ndaj varfërisë.

Vendet pjesëmarrëse në takim përfaqësojnë rreth dy të tretat e popullsisë së botës, tre të katërtat e të gjithë tregtisë dhe 80 për qind të prodhimit ekonomik botëror.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG