Lidhje

Kokaina, 10 vite burg për nipin e ish diktatorit Hoxha


Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot të dënojë me 10 vite burg Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha si dhe të japë denimë nga 10 deri 13 vite për tetë bashkëpunëtorët e tij, të gjithë të akuzuar për trafikim kokaine drejt Evropës Perëndimore.

Prokuroria nga ana e saj I kishte kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë burgim me 13 vjet për Ermal Hoxhën dhe afate burgimi nga 13 deri në 15 vjet për anëtarët e tjerë të atij që njihet si grupi “Xibraka”, ku përfshihen dy kolumbianë, ose në total 126 vite burgim.

42 vjeçari Ermal Hoxha dhe të tjerët u arrestuan në janar 2015, të akuzuar për krijimin e një grupi të organizuar kriminal i cili kishte importuar një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ishte fshehur kokaina. Kjo lëndë i nënshtrohej më pas përpunimit në një laborator të ngritur në zonën e Labinotit në Elbasan, derisa përfitohej kokaina në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar. Në operacionin e kryer nga policia që çoi në arrestimin e anëtarëve të grupit, u gjetën disa dhjetra kilogram kokainë, dhe sasi të mëdha përzierësish dhe lëndësh të tjera që shërbenin për përpunimin e drogës, e cila si destinacion kryesor kishte Gjermaninë. Në fakt, kishin qenë autoritetet gjermane të cilat kishin sinjalizuar palën shqiptare për këtë linjë trafiku. Autoritetet shqiptare hetuan për disa muaj, duke përgjuar anëtarët e grupit deri kur vendosën që të ndërhynin për arrestimin e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG