Lidhje

Kriza diplomatike në Gjirin Persik, Tillerson viziton Katarin


Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson sot ndodhet në Katar për bisedime që kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes këtij vendi të Gjirit Persik dhe fqinjëve të tij.

Tillerson ka udhëtuar atje nga Kuvajti, i cili ka punuar për të ndërmjetësuar përpjekjet për zgjidhjen e krizës, pas takimit me Emirin Sheikh Sabah Al Ahmed Al Sabah.

Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe vende të tjera ndërprenë lidhjet diplomatike dhe vendosën një bllokadë ndaj Katarit, duke akuzuar vendin për mbështetje të terrorizmit.

Gjatë këtij udhëtimi në rajon, Sekretari Tillerson do të ketë një ndalesë përfundimtare të enjten në Arabinë Saudite.

Këshilltari i tij i lartë i komunikimit, R.C. Hammond tha se qëllimi i udhëtimit është shqyrtimi i mundësive për gjetjen e një zgjidhjeje.

Hammond tha se Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë shumë i qartë se qëllimi i tij numër një është që të gjitha vendet arabe të bëjnë më shumë për të ndalur financimin e terrorizmit. Pas udhëtimit të tij të parë jashtë vendit në Arabinë Saudite, Presidenti Trump akuzoi Katarin për mbështetjen e terrorizmit në nivelet më të larta. Katari e ka mohuar këtë.

Grupi i udhëhequr nga Sauditët i ka dhënë Dohës një listë prej 13 kërkesash, që përfshin thirrjet për Katarin për rishikimin e marrëdhënieve të tij me Iranin dhe mbylljen e kanalit televiziv al-Jazeera që financohet nga shteti i Katarit. Katari ka thënë se është i gatshëm të negociojë, por nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG