Lidhje

Ymeri: Kufiri me Malin e Zi të diskutohet me Podgoricën zyrtare


Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, diskuton sfidat paszgjedhore në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:29 0:00

Visar Ymeri, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mori pak më shumë se 27 përqind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për bisedime me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë.

Në intervistën me Zërin e Amerikës, zoti Ymeri tha se nëse vjen në qeveri, pikëpamja e Vetvendosjes është të diskutohet çështja e shënjimit të kufit me Malin e Zi me Podgoricën zyrtare, për ta ndryshuar marrëveshjen.

"Ne nuk duam konflikt me Malin e Zi, por duam marrëdhënie të mira," tha zoti Ymeri.

Ai tha se dialogu i deritanishëm me Serbinë në Bruksel më shumë ka shkaktuar dëme sesa ka sjellë dobi.

Vetvendosja kërkon gjithashtu një qasje të re përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, të cilat, tha zoti Ymeri duhet të ndërtohen mbi parimin e fqinjësisë së mirë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, diskuton sfidat paszgjedhore në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:29 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG