Lidhje

SHBA shtojnë trysninë për mposhtjen e Shtetit Islamik


Brett McGurk

Megjithëse lufta për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik po përparon, së fundi me çlirimin e Mosulit nga forcat e qeverisë së Irakut, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po intensifikojnë trysninë kundër terroristëve në shkallë botërore dhe po grumbullojnë mbështetje në përpjekjet e stabilizimit pas konfliktit.

"Ndërsa betejat do të vazhdojnë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm siç bëmë në Mosul, planifikimi i stabilizimit do të lëvizë paralelisht", tha të enjten Brett McGurk, i dërguari i posaçëm i SHBA pranë koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik.

"Kemi identifikuar 100 objekte kritike stabilizimi në Mosul dhe rreth tij, që do të jenë fokusi i tanishëm për çminimin dhe restaurimin", tha McGurk. Ai shtoi se çlirimi i Mosulit nuk shënon "fundin e luftës".

Zyrtarë të lartë nga rreth 30 vende kryesore në koalicionin global për të mposhtur ISIS-in u takuan të enjten në Uashington, pas dy ditë bisedimesh me koalicionin e plotë prej 72-anëtarësh.

Vemendja kryesore është përshpejtimi i përpjekjeve për të dëbuar luftëtarët xhihadistë nga zonat që grupi mban ende në Irak dhe Siri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG