Lidhje

Trump në Pentagon për Afganistanin


Administrata e Presidentit Trump ende nuk e ka përfunduar hartimin e strategjisë së saj për të stabilizuar Afganistanin. Një zyrtar i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se do të duhen javë përpara se të finalizohet dhe të njoftohet plani.

Kur Presidenti Donald Trump u pyet nga gazetarët nëse do të dërgonte trupa amerikane shtesë në Afganistan, presidenti u përgjigj: "Do të shohim".

Zoti Trump i bëri komentet gjatë një vizite në Pentagon, ku ai dhe Zëvendëspresidenti Mike Pence u takuan me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, Sekretarin i Shtetit Rex Tillerson, shefi i Shtatmadhorisë Joe Dunford dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Zyrtarë të Pentagonit thanë për Zërin e Amerikës se gjatë vizitës presidenti do të merrte një përditësim mbi "çështjet globale të sigurisë".

Vizita në Pentagon vjen vetëm një ditë pasi presidenti mblodhi ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi strategjinë për Azinë Jugore.

Zyrtarët kanë thënë se ekipi i presidentit është i ndarë për çështjen më të debatuar për rajonin: si të stabilizohet Afganistani.

Përpara takimit, presidenti u tha gazetarëve: "Jemi duke ecur shumë mirë kundër ISIS-it. ISIS-i po bie shpejt, shumë shpejt", tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG