Lidhje

Pompeo: Udhëheqësit koreanoverior duhet t'i hiqen armët bërthamore


Drejtori i CIA-s Mike Pompeo tha të enjten se do të ishte e rëndësishme nëse gadishulli Korean çlirohet nga armët bërthamore.

Përsa i përket udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kreu i zbulimit amerikan tha se "gjëja më e rrezikshme" për armët bërthamore është njeriu që ka kontrollin" mbi atë arsenal”.

"Më e rëndësishmja që mund të bëjmë është t’i ndajmë këto të dyja", tha zoti Pompeo.

Kreu i CIA-s tha se është "i bindur që komisioni i zbulimit në Kongres do t’i paraqesë presidentit një gamë të gjerë alternativash për mënyrën se si mund të ecet në këtë drejtim".

Ai tha se ka gjëra që mund të bëhen për t’ia hequr nga duart udhëheqësit koreanoverior arsenalin bërthamor.

Zoti Pompeo i bëri komentet në Forumin e Sigurisë të Institutit Aspen në Kolorado.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG