Lidhje

Turqia reagon për tensionet me Gjermaninë


Turkey Politics
Turkey Politics

Kryeministri i Turqisë u përpoq sot të mos u kushtojë rëndësi shqetësimeve për tensionet në rritje midis Turqisë dhe Gjermanisë pas burgimit të gjashtë aktivistëve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë një gjerman.

Turqia vazhdon ta shohë Gjermaninë si "partnere strategjike në Evropë", tha kryeministri Binali Yildirim, një ditë pasi Berlini e ashpërsoi qëndrimin kundër Ankarasë pas burgimit të gjermanit Peter Steudtner dhe pesë aktivistëve të tjerë, të cilët janë akuzuar për lidhje me grupet terroriste .

“Herë pas here mund të ketë tensione në marrëdhëniet për shkak të konsideratave që lidhen me politikat e brendshme,” tha zoti Yildirim, i cili bëri thirrje që të veprohet me gjakftohtësi.

Dje, qeveria gjermane i këshilloi qytetarët e saj që udhëtojnë për në Turqi të tregojnë kujdes dhe kërcënoi se do të tërheqë mbështetjen për investimet në Turqi.

Marrëdhëniet gjermano-turke vazhdojnë të jenë të tensionuara prej një viti, veçanërisht që nga përpjekja për grusht shteti në Turqi në korrik të 2016-s.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG