Lidhje

Luftanija amerikane "USS Constitution" kthehet në Boston


Luftanija amerikane "USS Constitution", anija më e vjetër që ende mund të lundrojë, u kthye të dielën në ujrat e Bostonit.

Kjo shënoi edhe fundin e punës për restaurimin e anijes që zgjati dy vjet. Anija prej druri "USS Constitution" u lëshua në det për herë të parë në vitin 1797 dhe mori pjesë në luftën e vitit 1812.

Ajo është anija e vetme që ka mbetur nga gjashtë anijet e ndërtuara në bazë të ligjit për armatimet detare të nënshkruar nga Presidenti George Washington.

Mbrëmë, një grup i madh njerëzish ishin mbledhur për të festuar lëshimin e anijes në ujë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG