Lidhje

Tillerson: Do shërbej për aq kohë sa do presidenti


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson komentoi publikisht për herë të parë lidhur me njoftimet se ai mund të largohet nga posti. Reagimi i tij erdhi ndërsa zhvillonte një takim me shefin e diplomacisë së Katarit.

Pas daljes para shtypit me Ministrin e Jashtëm të Katarit, Al Thani në Departamentin e Shtetit, zoti Tillerson reagoi kështu lidhur me aludimet se ai mund të largohet nga posti:

“Nuk do të shkoj gjëkundi.”

Gazetarja : “Sa do qëndroni në detyrë ?”

Tillerson: “Për aq kohë sa më lejon presidenti.”

Gazetarja : “Si i keni marrëdhëniet me presidentin ?”

Tillerson: “Të mira.”

Media kishte aluduar se marrëdhëniet e zotit Tillerson me Shtëpinë e Bardhë ishin të tendosura si rezultat i dallimeve mes tyre.

Zoti Tillerson nuk foli për takimin me homologun nga Katari. Javën e kaluar ai tha se Uashingtoni ishte i kënaqur me përpjekjet e Katarit për të trajtuar shqetësimet rreth financimit të grupeve ekstremiste, ndërsa ai punon për të zgjidhur krizën aktuale diplomatike në Gjirin Persik

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG