Lidhje

SHBA, Përpjekjet për reformën në imigracion


FILE - Rep. Lucille Roybal-Allard, D-Calif., speaks during a news conference opposed to immigration raids targeting Central American families with children, in Washington, Jan. 12, 2016.

Dy anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve kanë paraqitur një projektligj që do t'u jepte imigrantëve pa dokumente që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, një shans për të fituar qëndrim të përhershëm.

Ligjvënësja demokrate Lucille Roybal-Allard dhe ajo republikane, Ileana Ros-Lehtinen paraqitën të mërkurën legjislacionin që do të mbronte këtë grup njerëzish të njohur si DREAMERS duke u dhënë atyre gjithashtu një rrugë për të marrë shtetësinë amerikane.

Projektligji është i ngjashëm me përpjekjen dypartiake të paraqitur në Senat javën e kaluar nga demokrati Dick Durbin dhe republikani Lindsey Graham.

"Ky akt i paraqitur në të dyja dhomat e Kongresit, është më i përparuari deri tani dhe synon mbrojtjen e individëve që kanë ndërtuar jetën e tyre këtu dhe nuk e quajnë asnjë vend tjetër të tyrin", tha zonja Roybal-Allard.

Ligjvënësja Ros-Lehtinen tha se fokusi i projektligjit është të "mbajë më të mirët dhe më të zgjuarit në vendin tonë dhe të përmirësojë shtëpinë tonë të përbashkët" dhe se njerëzit që do të ndihmohen nga ky projekligj kanë jetuar për "shumë kohë" me frikën e dëbimit.

Nën presidencën e Barak Obamës, Shtetet e Bashkuara hartuan një program (të njohur si Deferred Action for Childhood Arrivals apo DACA), i cili lejonte njerëzit të aplikonin për një anulim të përkohshëm nga deportimi dhe i lejonte ata të punonin ligjërisht. Aktualisht më shumë se 750,000 njerëz janë të regjistruar nën programin DACA, i cili nuk përfshin një rrugë drejt marrjes së shtetësisë.

Ligji i propozuar përfshin kërkesat për kontrollimin e dokumentacionit të së kaluarës, aftësinë e komunikimit në anglisht, diplomimin nga shkolla e mesme dhe ndjekjen e arsimit të lartë, shërbimin ushtarak ose mbajtjen e një pune për të paktën tre vjet.

Ai vjen në një kohë kur program DACA po përballet me sfida të mundshme ligjore.

Një grup prej 10 zyrtarësh nga shtete republikane kanë thënë se do të padisin administratën Trump nëse nuk anulon programin DACA deri më 5 shtator.

Më parë këtë muaj, Sekretari i Sigurisë Kombëtare John Kelly u tha anëtarëve të Grupit të Kongresit që mbron të drejtat e hispanikëve në një takim me dyer të mbyllura se, ndërsa ai personalisht e mbështet programin DACA, nuk mendon se ai do të rezistojë ndaj një sfide ligjore.

Presidenti Trump erdhi në detyrë në një platformë që përfshinte forcimin e kufijve të vendit dhe premtimin për t'i dhënë fund menjëherë programit DACA, por qysh atëherë ai ka thënë se përparësia e tij në zbatimin e ligjit të imigracionit do të ishin njerëzit që kanë kryer krime.

Senatori Durbin tha se së bashku me zoti Graham "janë të angazhuar në mënyrë aktive me njerëzit e Shtëpisë së Bardhë ... duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje të përbashkët".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG