Lidhje

Presidenti brazilian i mbijeton një votimi për shkarkimin e tij


Deputies from opposition parties carry signs that read in Portuguese "Temer Out," during a key vote by the lower chamber of Brazil's Congress on whether to suspend Brazil's President Michel Temer and put him on trial over an alleged bribery scheme, in Bra
Deputies from opposition parties carry signs that read in Portuguese "Temer Out," during a key vote by the lower chamber of Brazil's Congress on whether to suspend Brazil's President Michel Temer and put him on trial over an alleged bribery scheme, in Bra

Presidenti i Brazilit Michel Temer mundi t’i mbijetojë një votimi në Kongres, që do ta kishte pezulluar atë nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion. Zoti Temer, i cili ka qenë më parë nënpresident i Brazilit, erdhi në postin e Presidentit në gusht të vitit të kaluar, pas shkarkimit të presidentes Dilma Rousseff.

Temer foli për gazetarët pak, pasi përkrahësit e tij siguruan një të tretën e votave të nevojshme të Parlamentit, që e mbështetën atë.

"Vendimi që u mor sot në Parlament nuk është një fitore personale për askënd, por për demokracinë dhe ligjin, për fuqinë e institucioneve dhe të Kushtetutë,.”- tha ai.

Temer tha se tani është koha që ai të punojë për qeverinë dhe për forcimin e ekonomisë së vendit.

75-vjeçari Temer, i cili ka qenë më parë, për një periudhë 5-vjeçare nënpresident i Brazilit, erdhi në postin e Presidentit në gusht të vitit të kaluar, pas shkarkimit të presidentes Dilma Rousseff, nën akuzat për korrupsion.

Pas një votimi me shumicë dërrmuese votash në Parlament për shkarkimin e Presidentes, zoti Temer u bë President i Brazilit më 31 gusht të vitit 2016, me premtimin për “një shpëtim kombëtar”.

Në seancën e djeshme të parlamentit brazilian, ndërsa anëtarët që votuan kundër zotit Temer folën hapur kundër tij, shumica e ligjvënësve që e mbështetën thjeshtë hodhën votën “Jo” mesa duket për të mos u pare nga publiku si mbështetës të një udhëheqësi që gëzon shumë pak mbështetje t në mbarë vendin.

Megjithë fitoren, e ardhmja e presidentit brazilian mbetet e pasigurtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG