Lidhje

Rusia njofton armëpushim në Siri


Russia Syria

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi sot fillimin e një armëpushimi të ri lokal në Siri që mbulon një zonë në veri të qytetit Homs.

Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov njoftoi hyrjen në fuqi të armëpushimit në mesditë me orën lokale dhe siç tha, ai përfshin një zonë me më shumë se 147 mijë banorë.

Detajet e armëpushimit u diskutuan javën e kaluar në një takim në Kajro mes përfaqësuesve rusë dhe rebelëve sirianë.

Kjo është e treta marrëveshje e arritur si rezultat i negociatave të zhvilluara në Astana të Kazakistanit gjatë këtij viti, ku Rusia, Irani dhe Turqia ranë dakord t’i japin fund veprimeve ushtarake të palëve të përfshira në konflikt në Siri.

Marrëveshja do të monitorohet nga policia ushtarake ruse.

Ashtu si dhe marrëveshjet e tjera të armëpushimit gjatë konfliktit sirian kjo nuk mbulon luftëtarët e Shtetit Islamik apo grupet e lidhura me al-Kaidën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG