Lidhje

SHBA, masa kundër rrjedhjeve të informacionit


Zemërimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj rrjedhjeve të informacionit është në rritje, dhe në fakt administrata e Presidentit Trump po i shton përpjekjet për t’i goditur ato.

Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Zbulimit Kombëtar diskutuan të premten mbi ato që Departamenti i Drejtësisë i quan "rrjedhje të materialeve të klasifikuara që kërcënojnë sigurinë kombëtare".

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha se numri i hetimeve për rrjedhje të informacionit të klasifikuar është trefishuar nën Presidentin Trump.

Ndërsa kreu i Zbulimit Kombëtar, Dan Coats paralajmëroi ashpër ata që nxjerrin informacione të tilla: “Nëse nxirrni në mënyrë të paligjshme informacion të klasifikuar, ne do t’ju gjejmë, do t’ju hetojmë, do t’ju ndjekim me tërë forcën e ligjit dhe ju nuk do të jeni të kënaqur me rezultatin,” tha zoti Coats.

Një këshilltare e Presidentit ngriti mundësinë që personeli i pakët në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka qasje në transkriptet e telefonatave të Presidentit, t’i nënshtrohet provës me dedektorin e gënjeshtrave.

Gazeta Washington Post publikoi të enjten transkriptet e bisedave të Presidentit me udhëheqësit e Meksikës dhe Australisë.

Këshilltarja e zotit Trump, Kellyanne Conway tha për programin “Fox & Friends'' se është e lehtë të gjendet se kush rrjedh informacione. Është më e lehtë sesa mund të mendohet, tha ajo.

Javën e kaluar, Presidenti Trump u ankua në Twitter se Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions është treguar i dobët për të goditur rrjedhjet e informacionit të klasifikuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG