Lidhje

Zjarret, Kodheli: Situatë shumë e vështirë


Në Shqipëri ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli foli sot për një situatë dramatike të zjarreve, të cilat, që prej një muaji janë përhapur në zona të shumta në të gjithë vendin

“Situata klimaterike është jashtë normales dhe në Shqipëri, për shkak të tempraturave tejet të larta dhe shirave inekzistente. Dhe kjo e ka çuar vendin drejt një situate shumë, shumë të vështirë”, u shpreh ministrja Kodheli.

Për të përballuar gjendjen e krijuar Shqipëria ka angazhuar dhe trupat e mjetet e ushtrisë së saj. Ministrja Kodheli tha se forcat e armatosura kanë marrë pjesë në 102 operacione në 9 nga 12 qarqet e vendit, dhe se në këto operacione janë angazhuar afro 40 përqind e atyre që mbajnë uniformën e ushtrisë shqiptare.

Nga ana e tij Drejtori i Emergjencave civile, Shemsi Premçi deklaroi se gjatë kësaj vere në të gjithë vendin ka patur 640 vatra zjarri. Në të paktën 125 prej tyre është kërkuar ndërhyrje ajrore. Fundjavën e shkuar u rregjistrua një situatë problematike veçanërisht në Parkun e Llogarasë në Jug të vendit, ku për të përballuar shuarjen e flakëve u kërkua dhe ndërhyrja me mjete ajrore nga Greqia dhe Italia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG