Lidhje

Mosmarrëveshje në qeverinë italiane për imigracionin


Ministrat e qeverisë italiane po shfaqin mes tyre mosmarrëveshje rreth përpjekjeve të rrezikshme detare për të frenuar zbarkimin e emigrantëve në portet e vendit.

Debati lidhet me atë se cili duhet të jetë misioni i dy anijeve italiane që patrullojnë në ujërat e Libisë. Disa ministra kundërshtojnë idenë e kthimit mbrapsht kryesisht të azilkërkuesve që vijnë nga vendet nën-sahariane, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me kontrabandistët.

Të çarat në qeverinë italiane shfaqen ndërkohë që një anije e marrë me qera nga një grup i djathtë anti-emigrant ka nisur të ndjekë në det të hapur anijet e organizatave humanitare që merren me shpëtimin e refugjatëve. Kjo ka shtuar frikën për një përplasje të rrezikshme në det me aktivistët e djathtë të asaj që njihet si lëvizja për të “Mbrojtur Evropën”.

Misioni italian detar në Libi nuk është vetëm nën kërcënimin e opozitës brenda qeverisë italiane. Së fundmi një ushtarak i lartë libian kërcënoi se do të bombardojë anijet italiane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG