Lidhje

OKB, raport mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Venezuelë


Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut njofton se shumica e 125 të vrarëve të shkaktuar gjatë katër muajve protestash antiqeveritare në Venezuelë, ishin për shkak të "përdorimit të përhapur dhe sistematik" të forcës nga forcat e sigurisë.

Zyra i bazoi shifrat në gjetjet paraprake të një hetimi të bërë publik sot. Raporti thotë se forcat e sigurisë kanë shkaktuar 46 të vrarë, ndërsa për 27 vrasje të tjera përgjegjës janë grupet e armatosura pro-qeveritare.

Por hetimi nuk qartëson se kush qëndron pas numrit të mbetur të viktimave prej 53 të vrarësh.

Në një deklaratë shefi i zyrës për të Drejtat e Njeriut në OKB-së Zeid Raad al-Husein tha se që prej fillimit të trazirave, në Venezuelë janë arrestuar arbitrarisht më shumë se 5 mijë persona. 1 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në paraburgim, ndërsa të burgosurit i janë nënshtruar keqtrajtimeve, madje edhe torturave, duke përdorur "goditjet elektrike, rrahjet, mbytjet me gaz, kërcënime për vrasje dhe në disa raste kërcënime për dhunë seksuale".

"Përgjegjësia për shkeljen e të drejtave të njeriut është regjistruar në nivelet më të larta të qeverisë”, tha ai.

Zyra i bazoi gjetjet në 135 intervista të realizuar mes muajve qershor dhe korrik me viktimat dhe familjet e tyre, dëshmitarë, gazetarë e të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG