Lidhje

Turqia lejon ligjvënësit të vizitojnë trupat gjermane në Konia


Gjermania e mirëpriti vendimin e Turqisë për të lejuar disa ligjvënës të vizitojnë trupat gjermane të vendosura në një bazë ajrore të NATO-s pranë qytetit turk Konia.

Gjatë muajve të fundit, në një periudhë raportesh jo të mira mes Berlinit dhe Ankarasë, Turqia i kishte bllokuar kërkesat e ligjvënësve gjermanë për të vizituar trupat e tyre.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi sot ministren e mbrojtjes të vendit të ketë thënë se ishte “një zgjidhje e mirë” ajo që shtatë ligjvënësit të jenë pjesë e një vizite me zyrtarët e NATO-s më 8 shtator.

Nëntë trupa gjermane janë pjesë e një misioni mbikëqyrjeje ajrore të NATO-s që mbështet përpjekjet e aleancës kundër grupit të Shtetit Islamik.

Një përplasje lidhur me mundësinë që ligjvënësit gjermanë të vizitonin trupat në bazën Inçirlik në Turqi, bëri që Gjermania t’i lëvizte trupat për në Jordani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG