Lidhje

Kongresi amerikan i bashkuar për sanksionet ndaj Iranit


Një ndër ligjvënësit kryesorë në Dhomën e Përfaqësuesve rikonfirmoi solidaritetin e Kongresit amerikan për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit. Deklarata u bë sot gjatë një konference për shtyp në Izrael, ku po zhvillon një vizitë një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve.

Duke folur sot në Jeruzalem, udhëheqësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Steny Hoyer, tha se votimi për sanksionet dëshmoi se si palët politike bashkohen për të ndëshkuar Iranin.

“236 republikanë votuan së bashku me 193 demokratë për shtimin e sanksioneve ndaj Iranit, për shkak të raketave, të abuzimit me të drejtat e njeriut dhe mbështetjes ndaj terrorizmit. Prandaj do të thoja që në këtë pikë, palët politike janë tepër të bashkuara”, tha Ligjvënësi Steny Hoyer.

Zoti Hoyer dhe udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, po vizitojnë Israelin së bashku me 53 ligjvënës të zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ligji për sanksionet, i martuar nga Kongresi dhe i nënshkruar më pas nga Presidenti Trump, vendos ndëshkime ndaj personave të përfshirë në programin e raketave balistike të Iranit, si dhe ndaj atyre që bëjnë biznes me ta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG