Lidhje

Turqi, urdhër-arreste për 35 gazetarë dhe profesionistë të medias


FILE - A Turkish riot police officer's handcuffs are pictured at the entrance of a courthouse in Istanbul. Human Rights Watch is calling for "urgent and effective investigation of the abduction and possible enforced disappearances of at least four men in

Autoritetet turke lëshuan sot urdhër-arreste për 35 gazetarë dhe profesionistë të medias, nën dyshimin për lidhje me klerikun mysliman Fetullah Gulen, të akuzuar për organizimin e grushtit të dështuar të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu” pretendohet se të dyshuarit kanë përdorur një aplikacion për mesazhe, rekomanduar nga ndjekësit e udhëheqësit shpirtëror me vendndodhje në SHBA, Gulen, për të komunikuar me njëri-tjetrin. Sipas “Anadolu-t” dyshohet se gazetarët janë "anëtarë të një organizate terroriste".

Nëntë vetë janë arrestuar në kryeqytetin turk Ankara në goditjen më të fundit ndaj gazetarëve, përfshirë një redaktor të gazetës opozitare “Birgun”, Burak Ekici.

Shoqata e gazetarëve turq njoftoi se që nga përpjekja e dështuar e korrikut 2016 për të rrëzuar nga pushteti presidentin Rexhep Tajip Erdogan, janë mbyllur rreth 150 organe mediatike dhe 160 gazetarë turq janë burgosur.

Autoritetet kanë burgosur gjithësej 50 mijë vetë ndërsa më shumë se 100 mijë punonjës qeveritarë kanë humbur vendet e punës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG