Lidhje

Operacion pranë ishujve artificialë kinezë në Detin e Kinës Jugore


Një luftanije e marinës amerikane kreu një operacion pranë ishujve artificialë kinezë në Detin e Kinës Jugore, në përpjekje për të sfiduar pretendimet territoriale të Kinës në ujërat ndërkombëtarë.

Duke folur me agjencitë amerikane të lajmeve, zyrtarë të marinës thanë se anija “John S. McCain” kreu sot një operacion rutinë të quajtur "operacioni për lirinë e lundrimit", 12 milje larg ishujve Spratly dhe Mischief Reef.

Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh të forta mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, dhe kur administrata Trump po kërkon ndihmën e Kinës në trajtimin e kërcënimit bërthamor që paraqet Pheniani.

Operacioni i sotëm shënon një përpjekje të re të Uashingtonit për të sfiduar kontrollin e fortë të Kinës mbi këtë rrugë strategjike detare, ku realizohet një transport tregtar me vlerë prej 5 trilionë dollarësh në vit.

Kina, Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami janë të përfshira në një mosmarrëveshje të vjetër për pronësinë e ligjshme të këtyre ujërave.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në mosmarrëveshje, ato kanë shprehur interes për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore dhe për vazhdimin e tregtisë në këto ujëra.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG