Lidhje

Turqi, opozita i frikësohet burgosjes së udhëheqësit të saj


Partia kryesore opozitare turke ajo Republikane Popullore është shprehur e shqetësuar se udhëheqësi i saj Kemal Kilicdaroglu mund të ndiqet penalisht dhe të burgoset. Kjo në kuadër të masave që qeveria turke po vazhdon të zbatojë, si pasojë e të cilave janë burgosur deri tani me shumë se 10 deputetë turq.

"Ka një komplot të madh kundër Partisë Popullore Republikane", paralajmëroi të hënën një zyrtar i partisë Bulent Tezcan në një intervistë për gazetën turke Cumhuriyet. Sipas tij "çdo hap i ndërmarrë kundër partisë kryesore të opozitës mund të hapë një epokë ku partia në pushtet nuk mund të qeverisë në paqe”.

Komentet e zotit Tezcan pasojnë një pohim të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Kemal Kilicadaroglu mund të ishte subjekt i një një hetimi që po vazhdon, lidhur me një lajm botuar në një gazetë që lidhte qeverinë e Erdoganit me dërgesat e armëve për rebelët sirianë. "Mos u habisni nëse Kilicdaroglu është i lidhur me këtë çështje", tha zoti Erdogan në një fjalim që mbajti të dielën.

Lidhur me këtë shkrim, aleati i ngushtë i udhëheqësit të opozitës njëkohësisht deputeti Enis Berberoglu u dënua në qershor me 25 vjet burg. Burgorsja e tij shkaktoi atë që udhëheqësi i opozitës Kilicdaroglu e cilësoi 25 ditët e "marshimit për drejtësi" që nisën nga kryeqyteti i vendit Ankaraja dhe përfunduan në Stamboll. Marshimi tërhoqi me dhjetëra mijëra mbështetës duke kulmuar me një tubim që tërhoqi një milion njerëz.

Duket se tashmë presidenti Erdohan ka vënë nën shënjestër udhëheqësin kryesor të opozitës. Në muajin korrik, në përkujtim të një vjetorit të dështimit të përpjekjes për grusht shteti, presidenti akuzoi udhëheqësin e opozitës për bashkëpunim me komplotuesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG