Lidhje

A ekziston mundësia e jetës në Titan?


Kur astronomët zhvillojnë kërkime për mundësinë e jetës në planete të tjera të sistemit tonë Diellor, ata zakonisht kërkojnë për ujë. Ka një shprehje, sipas së cilës ku ka ujë, ka jetë. Por disa shkencëtarë të agjencisë së hapësirës NASA, mendojnë se ne mund të jemi të aftë ta zgjerojmë më tej këtë thënie, për të përfshirë çdo lëng, madje edhe liqenet me metan në hënën e Saturnit, Titan.

Saturni është rreth 1.2 miliardë kilometra larg Tokës dhe Titani është hëna e tij më e madhe.

Titani dhe Toka janë unike në sistemin tonë diellor për të vetmen arsye, se ato kanë ujë.

Maureen Palmier, shkencëtar në Nasa, foli për Zërin e Amerikës me skype:

"Titani është interesant, sepse është i vemti trup në sistemin diellor përveç Tokës, që ka një cikël metereologjik. Pra, sikurse sistemi i ujit në Tokë, atje gjendet metan nëpër liqene që avullon, duke krijuar re dhe pastaj shi.”

Analizimi i lëngjeve, madje edhe i metanit në laborator, është një mundësi e mirë për të parë për mundësinë e jetës. Por jo jetë si kjo që kemi ne, sepse oqeanet me metan janë vdekjeprurëse për qelizat njerëzore.

Kërkime të mëparshme kanë arritur në përfundimin se qelizat e bazuara në një molekulë të quajtur Acrylo-nitrile ((ak-ruh-loh-nahy-tril)) zhvillohen shumë në praninë e metanit.

Pra, duke përdorur një teleskop të ri të fuqishëm, shkencëtarët e Qendrës Goddard të NASËS kërkuan për praninë e kësaj molekule në Titan, dhe e gjetën.

“Në Tokë, ndoshta nuk e gjen metanin në këtë sasi. Ai përdoret për prodhimin e disa llojeve të plastikës. Por tek Titani është kërkuar për një kohë të gjatë dhe në atë kohë nuk është përdorur ndjeshmëria që ka ALMA për ta dalluar.”

ALMA është shkurtimi për Atacama Large Millimeter Array, një koleksion shumë i madh teleskopësh të vendosura në shkretëtirën e lartë dhe të thatë Atacama në Kili. Ai operon që nga viti 2013 dhe është tepër i fuqishëm për të dalluar sasi shumë të vogla akrilo-nitrili.

Martin Cordiner, së bashku me zotin Palmer shkruan raportin për këtë zbulim:

“Nuk do të thonim se atje gjendet metan me shumicë, por duhet thënë se metani është gazi që gjendet më tepër në atmosferën e Titanit.”

Acrylo-nitrili është baza për një membranë qelizore të quajtur azotosome.

Palmer dhe Cordiner shpresojnë që ndonjë biolog me iniciativë do të krijojë azoto-some në laborator.

Me ta bërë këtë, pra me ta gjetur atë tek Titani, ky trup qiellor duhet shkuar për t’u vizituar.

“… Një nga argumentet e shkëlqyera për dërgimin e njerëzve për të eksploruar këto mjedise, është se gjatë fluturimit ata mund të marrin vendime se për çfarë mostrash të kërkojnë dhe ku të gërrmojnë.”- thotë Cordiner.

Ndoshta jo shumë shpejt, por shkencëtari thotë se në rreth 10 vitet e ardhshme, njerëzimi ka për të çuar sonda robotike në Titan

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG