Lidhje

Raporti i DASH për liritë fetare në botë


Administrata e Presidentit Trump dënoi grupin Shteti Islamik për gjenocid kundër të krishterëve dhe pakicave të tjera fetare në zonat që ka nën kontroll.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se ky grup është "qartazi përgjegjës për gjenocidin" kundër të krishterëve, jazidëve dhe myslimanëve shiitë në Irak, Siri dhe vende të tjera.

Ai i bëri komentet sot me rastin e publikimit nga Departamenti i Shtetit të raportit vjetor mbi liritë fetare në botë.

Zoti Tillerson akuzoi gjithashtu ISIS-in për krime kundër njerëzimit dhe për spastrim etnik kundër muslimanëve suni dhe kurdëve. Ai tha se mbrojtja e grupeve të përndjekura është një përparësi për administratën Trump.

Raporti, që publikohet me kërkesë të Kongresit, mbulon vitin 2016 dhe nuk komenton rreth vendimit të administratës për të ndaluar përkohësisht pranimin e refugjatëve, shumë prej të cilëve largohen nga vendet e tyre për shkak të diskriminimi fetar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG