Lidhje

Bie numri i aksidenteve të automjeteve në SHBA


Të dhënat paraprake tregojnë se në SHBA vdekjet dhe dëmtimet nga aksidentet me automjete kanë pësuar një rënie të lehtë në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, megjithëse janë ende shumë më të larta se dy vjet më parë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë, një organizatë që mbledh të dhënat nga qeveritë e shteteve, tha sot se deri më 30 qershor rreth 18 mijë e 700 persona kanë humbur jetën, që shënon një rënie prej 1 për qind, nga viti 2016. Megjithatë, numri i të vdekurve nga aksidentet ishte 8 për qind më i lartë krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2015.

Kjo rritje vitet e fundit përputhet me shtimin e udhëtimeve me automjete nga amerikanët, si rrjedhojë e përmirësimit të ekonomisë. Sipas organizatës, në 6 muajt e parë të këtij viti amerikanët bënë 1.7 për qind më shumë kilometra udhëtime krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG