Lidhje

Ambasada amerikane në Moskë pezullon lëshimin e vizave për jo-emigrantët


Ambasada e SHBA në Moskë tha se do të pezullojë lëshimin e vizave për jo-emigrantët duke filluar nga e mërkura e deri më 1 shtator.

Ambasada tha se kjo masë është rrjedhojë e shkurtimit të personelit të saj të imponuar nga qeveria ruse.

Në një deklaratë të ambasadës thuhej se operacionet do të rifillojnë në Moskë më 1 shtator, ndërsa operacionet e vizave në konsullatat amerikane do të mbeten të pezulluara për një afat të pacaktuar.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se të gjitha takimet e planifikuara për këto lloj vizash do të anulohen.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin emëroi zëvendësministrin e jashtëm Anatoly Antonov si ambasadorin e ri të Rusisë në Shtetet e Bashkuara.

Ai do të zëvendësojë ambasadorin Sergei Kislyak, i cili shërbeu si i dërguar i Moskës në Uashington për më shumë se nëntë vjet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG