Lidhje

Një ligjvënës amerikan bën thirrje për dialog me Phenianin


Një ligjvënës amerikan tha se një luftë parandaluese nuk do të zgjidhte kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe se një dialog me Phenianin nuk është një lëshim. Komentet u bënë nga Senatori Edward Markey.

Një delegacion i Kongresit amerikan i kryesuar nga senatori Edward Markey po viziton Seulin, ndërsa tensionet mbeten të larta në gadishull pas ballafaqimit të fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

“Të flasësh me Korenë e Veriut nuk është lëshim. Është e vetmja rrugë për të arritur marrveshje për të ç’nuklearizuar Gadishullin Korean dhe për të theksuar se forca jonë ushtarake është aty për të penguar agresionin dhe për t’u mbrojtur ndaj sulmit.”

Gjatë javëve të fundit, Korea e Veriut është tërhequr nga një afat kohor për goditjen me raketa ndaj territorit amerikan, Guam, ndërsa Presidenti Trump ka thënë se çdo sulm ndaj Guamit do të merrte përgjigjen e duhur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG