Lidhje

Katër të dyshuar për sulmin në Barcelonë dalin para gjyqit


Katër të dyshuar të arrestuar në lidhje me sulmin vdekjeprurës me furgon të javës së kaluar në Barcelonë do të dalin sot para gjyqit, një ditë pasi policia vrau njeriun që ata thonë se ishte shoferi i furgonit.

Autoritetet thonë se një celulë terroriste prej 12 vetësh qëndronte pas sulmit dhe se tetë nga të dyshuarit ose u vranë nga policia ose vdiqën në një shpërthim aksidental në objektin ku montonin bomba një ditë përpara sulmit.

Kërkimi masiv për të dyshuarin e fundit, Junes Abujakub përfundoi dje në një zonë rurale vreshtash rreth 45 kilometra në perëndim të Barcelonës. Autoritetet thonë se ata e vranë personin pasi ai kishte në trup një objekt që dukej si një brez me lëndë shpërthyese dhe që më vonë ata zbuluan se ishte i rremë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG