Lidhje

Terrorizmi, shtohen masat e sigurisë edhe në Shqipëri


Në Shqipëri policia njoftoi sot se pas sulmeve terroriste në disa qytete të Europës dhe kërcënimeve për sulme të tjera nga ISIS, ka marrë masa shtesë për sigurinë në vend. “Do të ketë shtim të pranisë policore me uniformë dhe agjentë në terren, do të forcohen masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, qendra tregtare, objekte me rëndësi strategjike, si dhe trupit diplomatik”, saktëson njoftimi i policisë shqiptare. Forcim të kontrolleve janë parashikuar dhe “në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbërt për persona që konsiderohen me risk, mjete dhe sende të kundraligjshme”.

Nga ana tjetër “strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre. Këto struktura – saktëson njoftimi - kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist me qëllim parandalimin, zbulimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG