Lidhje

Gjenden trupat e 10 marinarëve të destrojerit USS John S. McCain


Marina amerikane thotë se zhytësit kanë gjetur trupat e të 10 marinarëve të destrojerit USS John S. McCain, i cili javën e kaluar u përplas me një cisternë në afërsi të ngushticës së Malakës.

USS McCain është destrojeri i dytë me raketa të telekomanduara që përplaset me një anije tregtare brenda dy muajsh.

Hetuesit amerikanë po përpiqen të përcaktojnë shkakun. Fotot e marinës tregojnë se përplasja krijoi një të çarë të madhe në anën e majtë të destrojerit, gjë që shkaktojë përmbytjen e disa dhomave brenda anijes.

Pas incidentit, marina amerikane dha urdhër për një pezullim të menjëhershëm të të gjitha operacioneve dhe shkarkoi komandantin e flotës së 7-të, nënadmiralin Joseph Aucoin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG