Lidhje

Rusia ndërton urë hekurudhore për t'u lidhur me Krimenë


Rusia nisi sot instalimin e një harku prej 6 mijë tonësh të urës hekurudhore që e lidh atë me gadishullin e Krimesë, të cilin ajo ia aneksoi Ukrainës në vitin 2014.

Mbi 10 anije dhe maune, si dhe 100 inxhinierë dhe punëtorë ndërtimi morën pjesë në operacionin për të transportuar harkun e lartë prej 227 metrash në Ngushticën e Kerçit.

Qarkullimi i anijeve në ngushticë është pezulluar deri më 31 gusht.

Sipas kompanisë së ndërtimit, do të duhet edhe një muaj tjetër për të përfunduar instalimin e harkut.

Ura prej 19 kilometrash është planifikuar të hapet për trafikun rrugor në dhjetor të vitit tjetër, ndërsa shërbimi hekurudhor do të fillojë në vitin 2019.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG