Lidhje

Romë: Rikthehen në ndërtesë disa emigrantë të paligjshëm, qindra mbeten të pastrehë


Një valë kundër emigracionit të paligjshëm vazhdon nëpër Evropë, duke nxitur autoritetet të reagojnë me vendosmëri dhe ndonjëherë me veprime të dhunshme.

Një shembull i kësaj ndodhi javën e kaluar në Romë, kur policia italiane nxori me forcë qindra refugjatë nga një ndërtesë pranë sheshit “Pavarësia”, (Piazza Indipendenza).

Policia përdori ujë me presion dhe shkopinj gome kundër emigrantëve. Organizata e Mjekëve pa Kufij në Itali njoftoi se si pasojë e dhunës, 13 persona morën trajtim mjeksor për shkak të dëmtimeve në vendgjarje ndërsa katër u shtruan në spital. Policia tha se përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm, për tu mbrojtur nga gurët dhe bombulat e gazit që hidheshin prej refugjatëve.

Si përgjigje ndaj një proteste ndërkombëtare, këshilli i qytetit të Romës tha se do të lejojë të premten 40 refugjatë, kryesisht fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara të qëndrojnë në ndërtesë për gjashtë muaj. Por qindra të tjerë mbeten të pastrehë dhe mijëra të sapoardhur në të gjithë Italinë vazhdojnë të luftojnë për tu integruar në shoqëri.

XS
SM
MD
LG