Lidhje

19 nën akuzë për përleshjet tek ambasada turke


Një juri e madhe në Uashington ngriti akuza ndaj 19 personave, mes tyre 15 zyrtarë turq të sigurisë, lidhur me përplasjen fizike, që shpërtheu gjatë vizitës së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në kryeqytetin amerikan në muajin maj.

Pamjet filmike të incidentit të regjistruara nga shërbimi turk i “Zërit të Amerikës” tregojnë disa persona që duket të jenë rojet e sigurisë dhe mbështetës të zotit Erdogan, të cilët sulmojnë dhe rrahin një grup të vogël protestuesish jashtë rezidencës së ambasadorit turk.

Nëntë vetë u plagosën si pasojë e përplasjes fizike. Të 19 personat janë akuzuar për komplotim për kryerjen e një krimi dhune, një vepër e paligjshme dënimi maksimal ndaj të cilës sipas ligjit është 15 vite burg.

Disa prej tyre përballen edhe me një tjetër akuzë, atë të sulmit me armë vdekjeprurëse.

Incidenti ndodhi pas takimit të zotit Erdogan me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe i tensionoi edhe më shumë marrëdhëniet ndërkohë të tensionuara mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG