Lidhje

20-vjetori i vdekjes së Princesësh Diana


France Princess Diana
France Princess Diana

Sot është 20-vjetori i vdekjes së Princesësh Diana. Njerëzit në Britani po e shënojnë përvjetorin duke vendosur lule dhe mesazhe tek rezidenca mbretërore, ashtu sikurse edhe parizianët. Diana humbi jetën 20 vjet më parë, në një aksident në Paris:

Shumë njerëz ishin mbledhur tek portat e Pallatit Kensington në Londër, rezidenca e familjes mbretërore të Britanisë, për të vendosur atje lule, fotografi dhe mesazhe personale.

Si sot, 20 vjet më parë, Princesha Diana humbi jetën në një aksident automobilisitk në Paris, ngjarje që u prit me mjaft dëshpërim.

55-vjeçarja Kathy Martin është nga Australia, por jeton në lagjen Kent të Londrës. Ajo, ashtu sikurse shumë të tjerë, është simpatizante e Princeshës Diana:

"Unë mendoj se në rastin e princeshës Diana kemi të bëjmë me një fenomen: pikërisht fakti që ne flasim sot për të dhe e kujtojmë 20 vjet pas vdekjes, edhe pse nuk e patëm takuar kurrë, është një tregues…Ajo preku zemrat e shumë njerëzve me historinë e saj, se cila ishte, ku jetonte, me mënyrën e sjelljes së saj dhe çfarë bëri sa ishte gjallë.”

"Mbaj mend se atë ditë, nuk e besonim dot vdekjen e Princeshës Diana, të dukej sikur ishte një film... ishte një ngjarje shumë e rëndë, e pabesueshme…Pastaj gjithshka u shndërrua në një dëshpërim të thellë, ajo njihej si “Mbretëresha e zemrave”, prandaj mendoj se Diana i preku të gjithë njerëzit thellë në zemër.”- thotë një tjetër vizitor.

Princesha Diana u kujtua edhe në Paris, ku admirues të saj vendosën lule tek një statujë në Urën Alma, mbi tunelin ku ajo humbi jetën. Princesha 36-vjeçare vdiq në orët e para të 31 gushtit të vitit 1997. Makina ku ajo ndodhej, ndërsa po ecte me shpejtësi më tepër se 100 kilometra në orë, nën ndjekjen e paparacëve u përplas me një shtyllë betoni brenda tunelit. Diana, i dashuri i saj Dodi Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul u vranë në aksident, ndërsa bodigardi Trevor Rees-Jones, u plagos, por mundi të shpëtojë…

Princat William dhe Harry e nderuan kujtimin e nënës së tyre të mërkurën, kur vizituan një kopësht përkujtimor kushtuar Dianës, në Pallatin Kensington.

Të dy princat dhe dukesha e Kembrixhit u takuan me njerëzit e mbledhur pas shëtitjes së tyre në park, por nuk pritet që të marrin pjesë në ndonjë aktivitet tjetër sot.

Princesha Diana është kujtuar javët e fundit në Britani përmes reflektimit të njerëzve, të cilët e kujtojnë atë si “princesha e popullit” dhe kujtojnë kontributet që ajo i ka dhënë vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG