Lidhje

Pentagoni rishikon numrin e trupave në Afganistan


pentagon
pentagon

Pentagoni thotë se numri i trupave amerikane që shërbejnë aktualisht në Afganistan është më i lartë nga ç’ishte raportuar më parë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës për Pentagonin shpjegon se ku qendron ky ndryshim.

Pentagoni thotë se në Afganistan janë dislokuar afro 11 mijë trupa dhe jo 8 mijë e 400 sa ç’ishte njoftuar muajt e fundit.

Shifra e mëparshme zyrtare 8 mijë e 400 përjashtonte trupat që kishin qendruar në Afganistan për më pak se 120 ditë, si për shembull trupat e përdorura për mbështetje luftimi të përkohëshme ose misione për gjetjen e materialeve.

“Kjo mënyrë të funksionuari ka marrë fund”.

Numri më i lartë është pasqyrim i kërkesës së Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis për një metodë më të thjeshtëzuar llogaritjeje para çdo vendimi për të dislokuar trupa shtesë.

Zyrtarët thonë se metoda e re është më transparente dhe se komandanët nuk do të jenë më të detyruar të veprojnë në bazë të një numri fiks, që u jep mundësinë të dislokojnë njësi të plota në Afganistan.

“Të gjithë e kemi të qartë se njësi të plota janë më të përgatitura dhe më të gatshme se njësitë që janë të fragmentalizuara për të arritur një nivel arbitrar të menaxhimit të forcave”.

Numri më i lartë prej 11,000 trupash nuk përfshin trupa shtesë që Sekretari Mattis mund të zgjedhë të dërgojë në Afganistan në javët dhe muajt e ardhshëm.

Sekretari Mattis nuk ka marrë një vendim përfundimtar për trupat shtesë në luftën 16 vjeçare. Megjithatë, zyrtarët kanë lënë të kuptohet se ai po mendon të shtojë 4 mijë trupa për të plotësuar nevojat e komandantëve në terren.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG