Lidhje

Lufta kundër ISIS në Irak


Smoke rises from clashes during the war between Iraqi army and Shi'ite Popular Mobilization Forces (PMF) against the Islamic State militants in al-Ayadiya, northwest of Tal Afar, Iraq, Aug. 28, 2017.

Kryeministri i Irakut shpalli fitoren ndaj Shtetin Islamik në qytetin e Tal Afarit dhe të gjithë provincën e Ninevisë

"Jemi të lumtur, fitorja mbrriti dhe tashmë provinca e Ninevisë është plotësisht në duart e forcave tona", tha kryeministri Haider al-Abadi.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara përgëzoi nëpërmjet një deklarate forcat irakiane, por paralajmëroi se "mbetet punë e rrezikshme për tu bërë" për të hequr pajisjet shpërthyese dhe gjetur luftëtarë të fshehur të IS-isit.

"Pas çlirimit historik të Mosulit dhe tashmë një fitoreje vendimtare në Tal Afar, Forcat Irakiane të Sigurisë kanë treguar edhe njëherë se janë të afta të mbrojnë popullin irakian, të mposhtin IS-isin dhe të sigurojë kufijtë e vendit", tha gjenerali Stephen Townsend, komandant i forcave amerikane dhe të koalicionit.

Ofensiva në Tal Afar, që shtrihet 80 kilometra në perëndim të Mosulit, filloi më 20 gusht.

Tal Afari është një nga zonat e fundit të Irakut që mbahej nga Shteti Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG