Lidhje

Hjuston: Ndikimi financiar pas uraganit Harvey


Pjesa më e madhe e Hjustonit po pastrohet nga shkatërrimet e shkaktuara nga uragani Harvey dhe përmbytjet që pasuan. Rindërtimi është në fazat fillestare ndërsa ndikimi financiar po ndihet si nga viktimat e përmbytjeve ashtu edhe nga pronarët e bizneseve të vogla.

Valerie Pham sapo kishte blerë këtë shtëpi dhe jetonte në të prej dy muajsh para se uragani të godiste Hjustonin.

“Rrobat e mia janë ende të paketuara në disa kuti. Gjithçka është e lagur dhe shkatërruar. Shpenzuam 100 dollarë për t’i larë të gjitha dje.”

Ajo nuk e ka të siguruar shtëpinë nga përmbytjet dhe ka nevojë urgjente për ndihma financiare. Ajo humbi gjithçka nga përmbytjet.

Ndërsa viktimat e përmbytjeve janë goditur më rëndë nga uragani Harvey, edhe ata që nuk u përmbytën dhe janë pronarë të bizneseve të vogla po ashtu po ndjejnë efektet pas stuhisë.

“Është një qytet fantazmë”, thotë Doug Ngo, pronar i një restoranti.

Restoranti i tij është i hapur për biznes, por kanë munguar klientët.

“Të shkosh në restorant është luks. Por luksi nuk është fjala e duhur tani.”

Në anën tjetër të murit, gjendet një dyqan dhe një pikë karburanti që menaxhohen nga Sam Ali. Aktualisht aty nuk ka karburant.

“Karburanti sjell klient tek dyqani. Pa karburant, dyqani është i mbyllur. Njerëzit vijnë për të blerë sende ushqimore.”

Egziston edhe mungesa e disa artikujve ushqimorë si qumështi dhe uji.

“Gjithçka është bllokuar, edhe transporti. Aktualisht nuk kemi furnizime prej një jave. Të gjithë janë të bllokuar. Disa magazina janë përmbytur.”

Një nga klientët e Aliut, Neftaly Esperanza, po ashtu po ndien efektet financiare të stuhisë.

“Kam pesë ditë pa punë. Pa punë nuk ka të ardhura.”

Ai është baba i dy vajzave të vogla dhe thotë se tani ka disa oferta për punë.

Do të duhet pak kohë para se këta pronarë të bizneseve të vogla të dinë se sa do të jetë ndikimi financiar nga stuhia.

Vështirë ta dish. Shpresojmë që nuk do të jetë shumë keq”, thotë pronari Doug Ngo.

Ndërsa Pham pastron shtëpinë e saj dhe kërkon ndihmë financiare, ajo përpiqet të mbetet optimiste.

“Trishtim, kuptohet. Por megjithatë, më duhet të pëpiqem më shumë dhe të rindërtoj gjithçka dhe ta kapërcej situatën.”

Dhe padyshim, me shpresën që të mos ketë më uraganë këtë vit në Hjuston.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG