Lidhje

SHBA kërcënohet nga një tjetër uragan


Një tjetër uragan po kërcënon. Fjala është për Uraganin Irma, i cili është fuqizuar, duke u shndërruar në një stuhi të Kategorisë 5, kategoria më e fuqishme për një stuhi, kjo sipas Qendrës Kombëtare për Uraganet.

Banorët e Ishujve Leeward të Karaibeve janë duke u përgatitur për ardhjen e urganit sonte ose nesër në mëngjes, ndërkohë që disa rajone, nga Porto Rikoja e deri në Kubë dhe në brigjet e Shteteve të Bashkuara, po presin të shohin drejtimin që do të marrë stuhia gjatë javës.

Uragani Irma pritet të sjellë erëra me shpejtësi prej më shumë se 280 kilometra në orë, të dëmtojë rëndë shtëpitë dhe shtyllat e tensionit si dhe të ndërpresë fiurnizimin me energji për javë të tëra.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG