Lidhje

Spanja kërkon pezullimin e referendumit të Katalonjës


Catalonia regional President Carles Puigdemont arrives for a statement after signing the decree officially calling for the vote on a binding independence referendum, following a plenary session at the Parliament of Catalonia in Barcelona, Spain, Sept. 6,

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se qeveria e tij do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të pezullojë një votim të parlamentit të Katalonjës, për të mbajtur një referendum për pavarësi nga Spanja më 1 tetor.

Zoti Rajoy e bëri njoftimin pas një takimi urgjent me anëtarët e kabinetit. Ai e cilësoi votimin të paligjshëm dhe një sulm ndaj rendit institucional të Spanjës dhe të Katalonjës.

Gjatë komenteve në televizion, udhëheqësi konservator tha se votimi nuk gëzon “mbrojtjen e duhur demokratike” për të shqyrtuar mbajtjen e një referendumi dhe premtoi se ai nuk do të mbahet.

Sipas Kryeministrit Rajoy debati parlamentar i së mërkurës për miratimin e kuadrit ligjor të referendumit ishte një “devijim politik'' i udhëheqësve të qeverisë katalane.

Dje parlamenti i Katalonjës votoi për mbajtjen e një referendumi për pavarësi më 1 tetor, duke sfiduar qeverinë spanjolle.

Pas 12 orë debatesh shpesh kaotike, shumica votoi në mbështetje të referendumit dhe krijimit të kuadrit ligjor për ngritjen e shtetit të ri, me të cilin parlamenti do të deklaronte pavarësinë 48 orë pas votimit në referendum.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG