Lidhje

Haradinaj shkarkon Komisionin Shtetëror për kufirin me Malin e Zi


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shkarkoi Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Në të njejtën kohë, kryeministri Haradinaj ka caktuar njohësin e çështjeve gjeografike profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit të ri Shtetëror. Zoti Bulliqi ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka qenë një nga kundërshtarët kryesor të punës së këtij Komisioni.

Ky është vendimi i parë që ka marr kryeministri Haradinaj në ditën e parë të tij në postin e kryeministrit. Kryeministri Haradinaj kishte qenë kundërshtari më i madh i punës së Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi, për shkak të siç ka thënë “gabimeve që i ka bërë ky komision me matjen e territorit të vendit”.

Kryeministri Haradinaj një ditë më parë në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës paralajmëroi tha se do të veprojë shpejt për të zgjidhur çështjen e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që është një nga sfidat e vjetra me të cilat do të përballet qeveria e tij.

Por janë dy opsione; gjetja e këtyre gabimeve dhe negocimi me Malin e Zi për dakordim, korrigjimi pra në mënyrë që ta miratojmë edhe këtu në Kosovë dhe në Mal të Zi dhe është mënyra tjetër që me ja dërgu parlamentit këtë marrëveshje për votim por duke i thënë që ne e dimë që ka gabime dhe rrëzojeni. Nuk ka rrugë tjetër nuk mbesin të përjetshme këto situata, pra unë do të veproj, nuk do ta lë pa kufi këtë pa epilog”, kishte thënë kryeministri Haradinaj në intervistë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG