Lidhje

Basha: marrëveshja me Ramën vdiq


Në Shqipëri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se marrëveshja e 18 majit të kaluar, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka vdekur për shkak të manipulimit siç u shpreh ai, të zgjedhjeve të 25 qershorit. Në fjalën e mbajtur në parlament, ku që prej mëngjesit po diskutohet mbi programin e qeverisë së re socialiste, zoti Basha tha se reforma zgjedhore mbetet sipas tij jetike për të ardhmen e vendit.

Basha: Marrëveshja me Ramën vdiq
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Disa herë me radhë, pas zgjedhjeve të 25 qershrit, kryeministri Edi Rama ishte shprehur se shpresonte që marrëveshja e arritur mes tij dhe zotit Basha mesnatën e 18 majit, të mund të mbahej gjallë. Dje në parlament ai ju drejtua opozitës me tone bashkëpunuese duke nënvizuar nevojën që për cështjet e rëndësishme të vednit palët të merreshin vesh mes tyre. Por përgjigja që erdhi sot nga kryetari i Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës në parlamentin e ri ishte e prerë: “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj, dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Aleanca e pandërprerë asnjë cast e Ramanjishit me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin numër 1 të Shjqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”. Ndërsa ajo çka sipas zotit Basha e kishte varrosur përfundimisht marrëveshjen ishte votimi të shtunën I kryetarit të parlametit Gramoz Ruci, në favor të të cilit shkuan së paku dy vota të demokratëve, për të cilat zoti Basha tha se ishin shitblerë ose manipuluar

Në fjalën e tij dje kryeministri tha se mes shumicës dhe opozitës ka më shumë gjëra që I bashkojnë se sa I ndajnë, por duke ju drejtuar sot atij, zoti Basha u shpreh: “Edi Rama: Ajo që na ndan është thelbësore. Kurrë nuk ka qënë më e thellë, më e mprehtë, më e papajtueshme diferenca midis dy forcave në këtë sallë; aleancës tënde me krimin dhe alenacës tonë të vlerave me qytetarët”.

Sipas kryetarit demokrat, i vetmi shpëtim për vendin do të ishte një reformë e plotë zgjedhore: “Reforma zgjedhore është rruga e vetme dhe shansi i vetëm që ndryshimi të jetë paqësor dhe institucional. Çdo përpjekje për të injoruar realitetin do ta kthejë revoltën e heshtur të 25 qershorit përmes bojkotit, në një kryengritje të vërtetë popullore për të zbuar këtë sistem të falimentuar politik me çdo kusht e me çdo mjet. Ky regjim, nuk mund të vazhdojë më në perditshmërine e tij sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Zoti Basha ishte sot mjaft kritik ndaj programit qeverisës të cilin e konsideroi një dokument farsë që sipas tij mund të përmblidhej në dy elementë: “kalimi i të gjithë pasurisë dhe pushtetit ekonomik të vendit në pak duar oligarkësh dhe financimi i qeverisë dhe ekonomisë me anë të borxhit, që do çojë në krizë financiare”, tha ai.

Gjatë gjithë ditës në sallë kanë vijuar diskutimet, dhe ndryshe nga më parë kryeministri Rama ka preferuar të mos replikojë, duke ja lënë ministrave të tij dhe përfaqësuesve socialist mbrojtjen e programit qeverisës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG