Lidhje

Shqipëri, verifikim dhe pasurive të punonjësve të policisë


E njejta skemë që pritet të nisë të zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri, duket se do të përdoret edhe ndaj punonjësve të Policisë, Gardës së Republikës, dhe Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme. Një urdhër i posaçëm për nisjen e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale, është firmosur sot nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pak ditë pas marrjes së detyrës.

Urdhëri, sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Brendshme, parashikon “ngritjen e grupit të punës, i cili kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm dhe do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë”. Përfshirja e ndihmës së ekspertëve të huaj vlerësohet si një aspekt i rëndësishëm “për zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm”.

Ndër detyrat kryesore të punës së këtij grupi parashihen: analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi e propozimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi Vettingu, që duhet të dorëzohet brenda këtij fundviti. Procesit, sipas njoftimit, “do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG